Klubi futbollistik SHQIPONJA dhe hapat e para

Fillimisht përshëndetjë për të gjithë vizitorët dhe ju urojmë një mirë seardhje të ngrohtë në faqen tonë.E shohim shumë të arsyeshme se një informacion i shkurtër në lidhje me klubin dhe hapat e para tona,do ishte një burim i vyer për te gjithë sportëdashësit e futbollit.
 


Duke jetuar këtu në mërgim gjithmoë e me shumë largë familjes dhe largë shoqërisë,ne para se te hapim këtë klub patëm vetëm një synim:Tu tregojmë të tjerëve se edhe ne e duam sportin dhe të bashkojm rinin dhe djemt shqiptar nga troje të ndryshme.Meritë dhe ndikim për këtë iniciative patën persona të shquar në fushën e sportit,të cilët ëndrrën e tyre të hershme për të patur një klub futbollistik me shqiptar arriten që ta realizojnë tani.



Fillimi i mbarë është gjysma e punës..dhe duke u nisur nga dëshira dhe vullneti i madh që të krijojmë një klub shqiptarësh,ne me angazhimin tonë maximal përballuam të gjitha pengesat dhe arritëm aty ku ne dëshironim.

Murat Lena dhe Berat Ajredini ishin ata të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre duke bërë gjithcka,duke dhënë vullnetin e tyre dhe duke luajtur rolin më të vështirë të organizatorëve kryesor,e si krahë të djathtë,gjithmon patën një mbështetje të vazhdueshme edhe nga Veton Dizdari,e të gjithë së bashku realizuan qëllimin e tyre plotësisht.Qellim i cili quhej Kf Shqiponja

Notiz: Së shpejti do keni mundësi që të informoheni edhe më gjërë nga klubi ynë,nga futbollistët dhe nga ndeshjet të cilat na presin këtë sezon.

Në emër të kryesis ne ju urojmë edhe njëhrë mirë se ardhje në faqen tonë,dhe gjithashtu një falenderim të veçant për vizitën tuaj.

Hier spielen wir